
Një person ka pësuar plagë nga arma e zjarrit sonte në Skënderaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur sonte rreth orës 20:30.
Policia ka konfirmuar se një person është arrestuar dhe se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u plagos një person.
“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosuar nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë, hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”.