News That Matters

Lajm mortorë! Shqiptarët e Zvicrës në zi!

Familja Isufi nga Zvicra Gjilani, me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, Profesoreshës së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.

Prof. Dr. SHQIPONJA ISUFI
29.01.1981 – 25.09.2022

Shqiponja Isufi ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe Profesoreshë e ekonomisë dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë. Shqiptarët e Zvicrës humbën pjestaren e komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë!
Me këtë rast Lidhja Shqiptare në Botë u shpreh ngushëllime Familjes Isufi në Zvicër dhe në Gjilan, miqëve të tyre të shumtë si dhe studentëve të Prof. Dr. Shqiponja Isufi!

Data dhe vendi i varrimit do bëhen të ditura me kohë.

div.meta-author { display:none; }