
11/08/2022. 14:35
Në media u raportua se Leon Qarkaj, i biri i Burim Qarkajt, vuan nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa, për shërimin e tij u kërkua shuma prej 30 mijë euro. Sikur herave tjera, edhe kësaj radhe u lajmëruan “Djemtë e Mitrovicës”, që mblodhën për vetëm 10 minuta, shumën prej 15 mijë euro.
“Jepi zë” ka kontaktuar me këtë grup mitrovicas, pjesë e të cilit është edhe Lindrit Misin, ndërsa ata kanë konfirmuar mbledhjen e kësaj shume, ndërsa kanë treguar se aksioni vazhdon ende.