
30\05\2022 14:02
Duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh Bashkimi Evropian “Ballkanin e Hapur”.
I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka folur në lidhje me atë se si e sheh Bashkimi Evropian “Ballkanin e Hapur”.
Ai u shpreh se BE-ja mbështet çdo iniciativë e cila është gjithëpërfshirëse, nuk përjashton askënd dhe bazohet në standardet evropiane, shkruan Vijesti.
Lajçak po merr pjesë në Samitin për Demokracinë në Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Budva.
Ndryshe, në Samit marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.