News That Matters

Lajçak jep detaje nga takimi me Bislimin

25\03\2022 19:32

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Bisnik Bislimi, në Bruksel.

Lajçak ka dhënë detaje nga ky takim, ku thekson se nuk ishte aspak e lehtë të diskutohet mbi tematikat e rëndësishme që prekin dialogun.

“Faleminderit zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, që erdhi në Bruksel sot. Diskutimet tona për tematikat e rëndësishme për dialogun nuk ishin aq të lehta. E çmoj qasjen konstruktive të tij dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

div.meta-author { display:none; }