News That Matters

Lajçak: Është me rëndësi komunikimi i ndershëm i BE-së me Ballkanin Perëndimor

04/11/2021 17:14

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për rëndësinë e komunikimit të BE-së karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në Samitin e sotëm të Selanikut theksova mbështetjen e jashtëzakonshme financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e një procesi të besueshëm zgjerimi dhe komunikimi të ndershëm me Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter.

div.meta-author { display:none; }