
27/09/2021 14:28
Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, është shprehur i lumtur për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe për deklaratat e tij pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj shkruan se ‘si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin’.
“Vllau i madh asht e duhet të jetë krah për të voglin, për ma shumë që nxen edhe vendin e babës, atëherë kur ai nuk rron ma. Si asnjiherë ma parë, i lumtunum jam me qasjen e Kryeministrit Edi Rama, si me takimin e tij me OKB, e po ashtu edhe me vizitën e tij në Prishtinë.
Kështu të duam ne shqiptaret gjithandej globit. Si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin. Kemi vuajt mjaftueshëm, ju andej kufini e na knej. Asht koha ma shumë se kurr të bashkohmi për të mirën e përbashkët”, ka shkruar tutje Lahaj.