News That Matters

Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Qipros

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” i bëjnë konak përfaqësueses së Qipros me fillim nga ora 20:45.

Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt.

Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Qipros do të transmetohet LIVE në Klan Kosova.

div.meta-author { display:none; }