
E gjithë vëmendja e futbolldashësve në botë do të jetë në Madrid.
Në “Santiago Bernabeu”, sot përballen Real Madridi dhe Barcelona.
Nga ora 16:15, Real Madridi e pret Barcelonën në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga.
Dy skuadrat janë lidere në tabelë me pikë të barabarta.
Kjo ndeshje do të transmetohet direkt në platformën “ArtMotion”, përkatësisht në “Sport 1”.