News That Matters

Ky ishte Safet Boletini, stërnipi i Isa Boletinit

17/11/2021 09:56
Ky djalë i ri që është në këtë foto quhej Safet Boletini.

Ishte njëri ndër stërnipërit e Isa Boletinit. Jetonte në Gjermani, dhe si e gjithë familja e tij, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ishte komandanti i Njësiteve “Tigrat” dhe u betua se nuk do të pushojë lufta e tij deri në bashkimin kombëtar.

“Më 31 maj 1999, rreth orës tetë, armiku, duke parë rrezikun e madh që po i kanosej, përdori gjithë arsenalin luftarak më modern kundër luftëtarëve të lirisë.

Safeti, me luftëtarët e njësitit të tij, si gjithmonë, ishin të gatshëm për t’u ballafaquar me forcat e armikut.

Ai me bashkëluftëtarët e tij, si gjithëherë, u gjend në vijën e parë të frontit.

Ata ishin futur në thellësi të forcave të armikut. Duke mos mundur që të zbulojë veprimtarinë e njësitit të “Tigrave”, armiku vendosi të përdorë artilerinë e rëndë.

Kështu, vuri në shënjestër zonën ku vepronte njësiti.

Në një luftë të pabarabartë për jetë a vdekje, atë ditë ranë heroikisht Safet Boletini dhe bashkëluftëtari i tij, Ejup Kasumi nga fshati Strofc i komunës së Vushtrrisë”.

div.meta-author { display:none; }