
13/08/2022. 23:17
Drejtori i drejtoris për shëndetësi në komunen e Mitrovicës Fahri Shabani ka publikuar shërbimet shëndetsore të ofruara në kujdesin parësore shëndetsor për një javë në komunen e Mitrovicës.Ai gjithashtu sot ka bër të ditur për vendosjen e gurthemelit të ndërtesës se re të QKMF-së në Mitrovicë në bashkëpunim mes komunës së Mitrovicës dhe shoqates bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.Ndertesa e QKMF-se do të jetë një ndertesë bashkëhore sipas standardeve të fundit arkitektonike të institucioneve shëndetsore do jetë në dispozicion të personelit shëndetsor dhe qytetarëve që do të marrin shërbime shëndetsore në Kujdesin Parësor Shëndetsor të Mitrovicës.