
31/7/2022. 11:57
Drejtori i drejtoris për shëndetësi në komunen e Mitrovicës Fahri Shabani ka publikuar shërbimet shëndetsore të ofruara në kujdesin parësore shëndetsor për një javë në komunen e Mitrovicës.Ai përmes një postimi në Facebook ai ka thën se me gjithë numrin e pakët të mjekëve dhe infermierëve, stafi shëndetsor në QKMF-në dhe QMF-të dhe AMF-të funksionale të Mitrovicës po punojnë me përkushtim dhe angazhim maksimal në ofrimin e shërbimeve shëndetsore cilësore për qytetarët.
Postimi i plotë
Mirëmengjesi!
Ky është raporti javor i shërbimeve shëndetsore të ofruara në kujdesin parësor shëndetsore të Mitrovicës
Me gjithë numrin e pakët të mjekëve dhe infermierëve, stafi shëndetsor në QKMF-në,QMF-të dhe AMF-të funksionale të Mitrovicës po punojnë me përkushtim dhe angazhim maksimal në ofrimin e shërbimeve shëndetsore cilësore për qytetarët.
Duke qenë i nderuar dhe krenar të jem pjesë e një ekipi të tillë profesional dhe të motivuar ,unë i falenderoj secilin punëtor shëndetsor të Kujdesit Parësor Shëndetsor të Komunës së Mitrovicës për kontributin e dhënë.
Të nderuar qytetarë !
Jemi të vetëdijshëm ,se shëndetësia nuk është në nivelin që duam dhe që duhet të jetë.
Por ne kemi filluar procesin e pandalshëm të ndryshimit dhe të përmirësimit.
Në ketë proces po ecim përpara çdo ditë,me vendosmëri e besim dhe rezultatet tashmë veq janë të prekshme edhe nga ju.
Por, ky është vetëm fillimi.
Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrat tona duke u përmirësuar e duke u zhvilluar në vazhdimësi, sepse jemi të bindur, të përkushtuar dhe të vendosur, që Mitrovica meriton edhe shumë më mirë ,meriton edhe shumë më shumë.
Ju uroj shëndet e gjithë të mirat si dhe një të dielë të këndshme e të bukur për të gjithë !