
Specialisti i ortopedisë, Enver Beqiri është emëruar zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, shkruan Mitropol.


Beqiri është emëruar në këtë detyrë pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Luljeta Zhubi-Buqinca, kanë bërë të ditur burime të gazeta Shneta.
Zhubi-Buqinca dha dorëhqje disa ditë pasi Agjencia Antikorrupsion vlerësoi konflikt interesi për punësimin e djalit të dajës së saj në spital. Megjithatë ajo ka mohuar se dorëheqja lidhet me këtë rast.

“K.J. kontrata ju ka ndërpre me dt.06.11 dhe ju ka dërgu SHSKUK dhe Agjencionit Antikorrupsion. Dorëheqja ime nuk ndërlidhet më këtë. Unë kam respektu kërkesat e Agjencionit ndërsa dorëheqja ime ka aerye tjera sikurse që ju kam thënë, angazhim në profesion si infektologe”, tha ajo në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”.