
29/01/2022 17:05
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka konfirmuar se në protestën e sotme që u organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, kanë marrë pjesë rreth 3000 protestues shkruan Gazeta Express.
Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se nuk janë respektuar masat anti-Covid dhe distanca sociale.
Protesta ishte e qetë për shkak të organizimit të mirë të protestës sikur edhe shkaku i sjelljes së mirë të policëve që mirëmbanin rendin. Është me rëndësi që asnjëra palë, protestuesit e as policia nuk ndërmorën ndonjë veprim për tensionim të situatës duke kontribuar që protesta të jetë paqësore. Sipas vëzhguesit të KMDLNj- së në këtë protestë , numri i protestuesve ishte 2500 – 3000 protestues. KMDLNj vlerëson se në këtë protestë janë shkelur rregullat anti COVID sepse nuk përfillej distanca sociale. Në fund të protestes janë hudhur drejt objektit të qeverisë poça elektrike dhe qirinj për të simbolizuar terrin dhe dritë”, thuhet në reagim.