News That Matters

Ky është gjyqtari vushtrrias, që ka marrur stemën e gjyqtarit ndërkombëtar në FIFA për vitin 2022

01/02/2022 19:54
Gjyqtari vushtrrias Prof. Dr. Ass. Besnik Morina ka marr sot stemën e gjyqtarit ndërkombëtar në FIFA për vitin 2022.

Ky eveniment u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku presidenti Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë.

Një sukses ky i shënuar për Prof. Morinën, por edhe për të gjithë sportin vushtrrias, ku kjo arritje shënon edhe një tjetër sukses drejt ndërkombëtarizimit të Fubollit Kosovar.

Lajmin e ka ndarë edhe Prof. Besnik Morina në llogarinë e tij në facebook, i cili ka falënderuar gjithë ata që e ndihmuan drejt arritjes së këtij suksesi.

 

div.meta-author { display:none; }