News That Matters

Kuvendi shkon sërish në pauzë

16/06/2022. 14:58

Kuvendi i Kosovës ka shkuar sërish në pauzë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se pauza do të jetë njëorëshe, duke shpresuar se do të gjejë kompromis me kryetarët e grupeve parlamentare.

Seanca u ndërpre sërish nga opozita të cilët po këmbëngulin që kryeministri Albin Kurti t’i ftojë sot në takim veteranët të cilët po vazhdojnë të protestojnë jashtë kuvendit.

I pari i Qeverisë në fjalën e tij tha se nuk ka kuptim të ndërpritet seanca pasi ka shumë pika të rëndësishme, teksa njoftoi se po e anulon pjesëmarrjen në Forumin e Prespës për t’i pritur në takim nesër veterantët e UÇK-së.

div.meta-author { display:none; }