News That Matters

Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për regjistrimin e popullsisë

21/07/2022. 21:31

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Përkrahje këtij Projektligji i dhanë edhe deputetët opozitarë.

Pas rikthimit nga pauza, Kuvendi po vazhdon punimet, në rend të ditës është edhe debati parlamentar për mos liberalizimin e vizave.

div.meta-author { display:none; }