News That Matters

Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e Listës Serbe për ndarjen e ministrive në Qeverinë Kurti

24/09/2021. 13:40

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e Listës Serbe që me 29 mars ishte ankuar se Qeveria Kurti nuk ia kishte dhënë dy ministri komunitetit joshumicë serb, respektivisht ministrinë e 3-të të komuniteteve pakicë në Qeveri.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja thotë se “është i detyrueshëm konsultimi ose miratimi i deputetëve që përfaqësojnë ‘komunitetin në fjalë’, përkatësisht deputetët që përfaqësojnë komunitetin serb ose që përfaqësojnë komunitetet tjera jo shumicë, varësisht nëse kandidati përkatës është deputet i Kuvendit ose jo, dhe jo shumica e të gjithë deputetëve që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë”, trasmeton “Radio-Ylberi”

Bazuar në këtë, Qeveria Kurti, çështjen e ndarjes së Ministrisë së tretë për deputetët joshumicë, e cakton në diskutim me deputetët e zgjedhur apo anëtarët e komuniteteve në fjalë.

div.meta-author { display:none; }