News That Matters

Kurti: Vuçiq dhe Petkoviq, përgjegjësit kryesorë për trazirat

31/07/2022. 21:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.

Një deklaratë të tillë Kurti e dha gjatë një adresimi të tij referuar zhvillimeve ku serbët vendosën barikada si përgjigjie ndaj vendimit për hyrje në fuqi të reciprocitetit.

”Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat”.

div.meta-author { display:none; }