
18/09/2021 10:05
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka dërguar letër falënderimi Ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell “Radio-Ylberi”
Pas inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, Kurti nëpërmjet dy letrave të falënderimit, ka shprehur sërish mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës.
Kryeministri falënderoi Ministren e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe Drejtorin e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed për investimet në përmirësimin e infrastrukturës tonë shëndetësore.
Mes tjerash në letrën falënderuese Kurti thekson se spitali i fëmijëve në Prishtinë do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe për fëmijët e Kosovës.