News That Matters

Kurti tregon se çfarë bisedoi me Edi Ramën

27/09/2021 11:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar në konferencë se çfarë ka biseduar me homologun Rama në takimin e sotëm.

Kurti ka njoftuar se janë pajtuar që në nëntor të ketë një mbledhje të radhës të përbashkët të dy qeverive.

“Mandatet e dy Qeverive, në të Kosovës dhe Shqipërisë i kemi marr në një kohë të vështirë. Kosova i gëzohet progresit në Shqipëri. Qeveria e Kosovës dhe unë jemi në gatishmëri të plotë për çfarëdo ndihme Shqipërisë. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi e mirëqenie. Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Me Edi Ramën biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes. Në takimin e sotëm biseduam edhe për avansimin e gjitha marrëveshjeve që kemi, e që kemi mbi 150 marrëveshje. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Mbledhja e përbashkët do të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor” ka thënë Kurti.

div.meta-author { display:none; }