
30/09/2021 14:25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për marrëveshjen lidhur me targat të arritur sot në Bruksel.
Kurti ka thënë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinjë dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë.
Ai ka shkruar se meqë protestuesit do të largohen nga pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, njësia speciale nuk ka pse qëndron atje, por se mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen.
Kurti po ashtu ka thënë se KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt.
“Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, ka shkruar Kurti