News That Matters

Kurti takon përfaqësuesin norvegjez, e njofton për gatishmërinë e Kosovës për takime e marrëveshje me Serbinë 

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot për një takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, ku mes temave të diskutuara, kanë qenë edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takim me përfaqësuesin norvegjez, Kurti ka thënë se Kosova ka shprehur vullnetin për takime e marrëveshje duke bërë propozime konkrete, që sipas tij, dëshmon se Kosova është palë konstruktive në dialog.

div.meta-author { display:none; }