
19/10/2021 10:54
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it gjeneralmajor Ferenc Kajarin.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it në Twitter, biseda mes tyre është fokusuar në situatën e sigurisë në Kosovë.
“Komandanti i KFOR -it, Gjeneral Major Ferenc Kajari u prit sot nga Albin Kurti, në një takim prezantues. Biseda u fokusua në situatën e sigurisë në #Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis institucioneve në Kosovë dhe KFOR-it”, thuhet në njoftim.
#KFOR Commander, Major General Ferenc Kajári was received today by Mr. Albin Kurti, in an introductory meeting.
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) October 19, 2021
The conversation focused on the security situation in #Kosovo and the excellent cooperation existing between the Institutions in Kosovo and KFOR. pic.twitter.com/0jnz1x3Kp2