
31/01/2022 17:34
Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Para këtij takimi, dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë janë takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Pas përfundimit të këtij takimi, Kurti, i shoqëruar nga Escobar e Lajçak, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Pas Kosovës, ata do të vizojnë edhe Serbinë/EO.