News That Matters

Kurti takohet me zyrtaren norvegjeze Melson

09/11/2021. 15:04

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë ishin tema e takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kristin Melson, Drejtoreshë për Evropën Juglindore nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Melson uroi kryeministrin për detyrën dhe fitoren e madhe të zgjedhjeve parlamentare, me një shumicë që, siç tha ajo, arrihet rrallë herë.

Kryeministri tha se ndryshimet demokratike në këtë fillim vit kanë sjellë përfitime të gjithëmbarshme.

“Qytetarët duan zhvillim, por edhe drejtësi, prandaj këta indikatorë pozitiv të ekonomisë duhet të shoqërohen me indikatorë pozitiv edhe në drejtësi, e cila duhet të jetë efikase”, u shpreh ai.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe planet e Qeverisë për “kthimin e trurit” (brain gain).

Lidhur me këtë, kryeministri e njoftoi Melson për mekanizmin, që do të themelojë Qeveria, ”Fondi i Ekselencës”, për të cilin edhe kërkoi mbështetje.

div.meta-author { display:none; }