News That Matters

Kurti takohet me William Walker në Washington

29/07/2022. 21:15

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, në Washington DC.

Kurti në një postim në Facebook ka thën se Walker duket gati krejt njëjtë si kur janë takuar për herë të parë në Prishtinë para gati 25 vjetësh.

Postimi i plotë:

Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”.

div.meta-author { display:none; }