News That Matters

Kurti takohet me liderët e opozitës pas gjendjes së krijur në veri

26/09/2021 11:30

Protesta e serbëve në ditën e shtatë të vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga ana e Qeverisë së Kosovë ka bërë që këtë të diel kryeministri, Albin Kurti, të takohet me liderët e partive opozitare në vend.

Takimi ka nisur në ora 10:00 dhe po mbahet në Zyrën e Kryeministrit.

Në këtë takim do të diskutohet çështja e sigurisë në vend pas situatës në veri.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pjesë e takimit.

div.meta-author { display:none; }