
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi ynë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë.


“Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë. Ato e kanë fituar luftën politike, tashmë më nuk ka dyshime se këto dyja mund të ecin bashkë, ky është shteti që po punojmë për çdo ditë”, theksoi Kurti.


Ai ka përmendur edhe skemat ku janë përfituese gratë e Kosovës. Kurti ka përmendur edhe mbi 90 mijë gra që përherë të parë kanë hapur llogari bankare.
Kurti tha se gjatëk këtij muaji do të hapet thirrja për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzave që janë familjare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.


“Gati 25 vjet pas mbarimit të luftës i kujtojmë çdo sakrificë që kanë bërë. Disa e vazhdojnë luftën se për to nuk ka përfunduar. Këto sakrifica nuk mund të shpaguhen financiarisht. Por mbështetja jonë duhet të jetë edhe financiare. Sistemi ynë i rendite familjarë të personave të zhdukur lartë në regjistrin e lirisë. Këtyre vlerave po ju shtojmë edhe masën për mbështetje familjareve gra dhe vajzave të personave që janë zhdukur me dhunë gjatë luftës. Gjatë muajit mars do të hapim thirrjen për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzave që janë familjare të personave që ende rezultojnë si të zhdukur me dhunë të pa gjetur që nga lufta”, theksoi ai.




Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, tha se kjo ditë është për të kujtuar kontributin e grave ne ndërtimin paqes e demokracisë.
“Në 20 vjetorin e ligjit për barazi gjinore kujtomë që ishte dhe është obligim i çdo qytetari pa dallim gjinie të mbronte dhe ta mbroj jetën e te gjithë atyre grave dhe vajzave që humbën jetën si viktima të dhunës në familje dhe atyre që vazhdojnë të ballafaqohen me dhunën”, deklaroi Gusia.