News That Matters

Kurti: Qeveria me gjithë kapacitetin e vet do t’i ndihmojë prodhuesit vendorë

28/10/2021 10:50

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria do t’i të gjitha kompanitë dhe bizneset prodhuese në vend për atë se çfarë kanë nevojë.

Ai në një konferencë për media ka deklaruar se në takimet me prodhuesit që kishte të gjithë kishin theksuar se mungonte mbështetja nga shteti.

“Pandemia na dëshmoi se prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi si për nga aspekti i sigurisë ekonomike, ashtu edhe nga aspekti i krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës. Pavarësisht nga kjo prodhuesit tanë kane treguar se vullneti dhe puna e palodhshme nuk kanë munguar asnjëherë, por dora e shtetit ka munguar”.

“Nga komunikimi me bizneset kanë thënë se kanë probleme me qasje në financa dhe tek kostoja e financimit, po ashtu kanë thënë se e kanë të nevojshme edhe për kapacitet njerëzor në procesin e prodhimit. Qeveria do t’i ndihmojë prodhuesit me tërë kapacitetin e vet diplomatik për të gjetur tregje jashtë vendit, duhet të kemi edhe kapacitetet e nevojshme brenda vetes që të ripozicionohemi në zinxhirin global”.

Kurti ka theksuar se të hyrat buxhetore në Kosovë kanë shënuar rritje si dhe eksporti.

“Ekonomia e vendit nuk ka përjetuar kurrë një rritje të çmimeve si këtë vit për 10 përqind, duhet të kemi një rritje të prodhimtarisë dhe të eksportit. Aktiviteti ekonomik është shtuar për rreth 30 përqind, eksportet janë rritur mbi 60 përqind, ndërsa të hyrat buxhetore janë rritur për 34 përqind”, ka thënë Kurti.

div.meta-author { display:none; }