News That Matters

Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike në këtë dimër

15/12/2021 20:04

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria, të cilën ai e drejton, do ta mbulojë koston e energjisë elektrike, në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë krize.

Në një konferencë për media, Kurti, mes tjerash, apeloi për kursim maksimal të energjisë elektrike, njofton Klan Kosova.

”Po iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që për aq sa munden të kursejnë energjinë elektrike dhe asisoj të mos kemi nevojë të importojmë energji të shtrenjtë dhe atë energji të shtrenjtë ta kemi sa më të lirë sepse fundja i kushon shtetit të Kosovës”.

”E ritheksoj, Qeveria e Kosovës është ajo që do ta mbulojë koston e importit të energjisë në këtë dimër të vështirë dhe krizë energjetike”.

”Është e mundshme të kursehet energjia elektrike, të shfrytëzohet konsumi në orët e mbrëmjes dhe të natës dhe në këtë mënyrë bashkarisht, sadopak, të zbusim pasojat e kësaj krize energjetike”.

”Në fillim të mandatit, në muajin prill, ne patëm intervenuar që të mos lejojmë që bizneset të përfundojnë në treg të liberalizuar”.

”E mbani mend se si në atë kohë ka qenë trysni e madhe që ta kemi tregun e liberalizuar, pa ndjeshmëri në produkte tona dhe do të detyroheshin që ato të paguajnë koston e energjisë elektrike 5 apo 6 herë më shtrenjtë”.

div.meta-author { display:none; }