
Kurti priti në takim ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, diskutojnë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri Kurti ka pritur në takim ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq, raporton Radio Ylberi
Në takimin mes Kurtit dhe Benedejqiq u diskutua për marrdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Benedejqiq për pritjen që shteti slloven i bëri atij dhe liderëve të tjerë gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.
Njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit:
Në takimin e parë me ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejqiq, në të cilin kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje, u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për vullnetin dhe fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Benedejqiq për pritjen që shteti slloven i bëri atij dhe liderëve të tjerë gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.
Vendet tona kanë 20 marrëveshje bilaterale dhe disa të tjera që presim të finalizohen.
Kjo flet për nivelin e lartë dhe të zhvilluar të marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, tha ndër të tjera kryeministri në takim.Në këtë frymë, si qeveri do të angazhohemi edhe më shumë në arritjen e marrëveshjeve të dyanshme për njohjen e patentshoferëve, sikurse edhe të pensioneve dhe sigurimeve sociale, shtoi kryeministri.
U bisedua për gjendjen e rënduar me pandeminë dhe zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejme të variantit Delta të virusit.Znj. Benedejqiq e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe mikpritjen.
Ajo e uroi për punën e Qeverisë gjatë këtyre 166 ditëve dhe vlerësoi lart përkushtimin e kryeministrit Kurti për reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë dhe të progresit ekonomik.
Ambasadorja Benedejqiq theksoi se qëllimi i saj dhe shtetit që përfaqëson është që të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të nxisë bashkëpunimin në fushat të ndryshme dhe me interes të përbashkët.