News That Matters

Kurti presidentit të KE: BE po mban peng qytetarët e Kosovës

08:49 | 02.09. 2021
Kryeministri Albin Kurti, ka takuar në Bled të Sllovenisë, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Hezitimet politike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, po mbajnë peng qytetarët e Kosovës, duke i privuar nga lëvizja e lirë brenda BE-së, tha kryeministri Kurti.

Ai shprehu keqardhje edhe për faktin se marrëveshja e MSA -së, e nënshkruar ndërmjet BE -së dhe Kosovës, nuk po i jep efektet e dëshiruara, meqenëse për shkak të kufizimit të vizave, është e pamundur që bizneset kosovare të lëvizin lirshëm brenda BE -së.

div.meta-author { display:none; }