News That Matters

Kurti përmend punësimin e 4 mijë grave dhe rikthimin në vendet e tyre të punës edhe të mbi 1 mijë të tjerëve

01/05/2022. 18:23

Kryeministri Albin Kurti, në një status të gjatë të shkruar, po thotë se me qeverisjen e tij, mbi 1,000 punëtorë janë rikthyer në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë.

Tutje ai shkruan se edhe mbi 4,000 punëtorë, burra e gra kanë përfituar nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar, teksa thotë se mbi 4,000 gra kanë përfituar nga masa për mbështetjen për punësimin e grave.

”Punësimin e mbështetëm edhe me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Mbi 1,000 punëtorë u rikthyen në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë. Mbi 4,000 punëtorë, burra e gra përfituan nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar, e mbi 4,000 gra përfituan nga masa për mbështetjen për punësimin e grave”.

Ndërkohë këtë masë mbështetëse, kryeministri Kurti me mburrje e ka quajtur punësim të 4,000 grave.

Kryeminsitri Kurti këtë sqarim e bëri përmes facebook-ut, në Ditën e të Drejtave të Punëtorëve, ndërsa flet për përpjekjet e qeverisjes së tij për përmirësimin e kushteve për punë.

div.meta-author { display:none; }