
06/05/2022 22:15
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se teksa e përkujtojnë jetën dhe veprimtarinë e Fehmi Aganit, e ritheksojnë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të zbardhur para drejtësisë dhe historisë, krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, siç është edhe vrasja e Fehmi Aganit.
Kurti ka shkruar se pjesëmarrës në shumë procese shoqërore e politike dhe hartues i shumë dokumenteve me rëndësi historike, Profesor Fehmi Agani la pas edhe një trashëgimi të pasur shkrimesh e veprash për teoritë sociologjike, shoqërinë civile, demokracinë, kombin, vetëvendosjen, rrymat politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, për gjuhën e dhunës, sindikatat gjermane dhe një mori temash të tjera sociale e politike.