News That Matters

Kurti për Latifin: Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vendosjes së gurëthemelit të QMF-së në Gjilan, ka përmendur edhe dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit nga detyra e tij.

Kurti ka thënë se Latifi ishte person që refektonte mbi punën e tij.

“Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje, nuk e kam shkarkuar. Ai për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur. Nuk është person që nuk reflekton edhe mbi punën e tij. Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë. Do të vazhdojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë. Nuk ekziston asnjë projekt që ka nisur e që ne do ta ndalim”, deklaroi Kurti para mediave.

Ditë më parë, Rifat Laifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministritë të Shëndetësisë, ku si ushtruese e detyrës për momentin është Dafina Gexha-Bunjaku./Nacionale

div.meta-author { display:none; }