
09/06/2022. 11:26
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po bëhen çdo ditë e më të afërta.
Ky deklarim i Kurtit vjen pas darkës së mbrëmshme me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, i cili gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti në Twitter.
Kujtojmë se Dendias dje është pritur nga zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe është takuar me presidenten, Vjosa Osmani.