
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, shumica prej të cilëve raportohet të jenë shqiptarë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe tha se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut.
Tutje Kurti theksoi se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.
“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti.