News That Matters

Kurti nga Amerika bën tifo për Bad News Eagles

09/05/2022. 16:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e përkrahur ekipin shqiptar Bad News Eagles, në turneun më të madh të CS:GO, në PGL Major.

Kurti përmes një postimi në Instagram ka shkruar duke iu uruar fitore.

“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Ndryshe, përballjen e parë ekipi shqiptar është duke e zhvilluar ndaj ekipit turk, Eternal Fire.

div.meta-author { display:none; }