News That Matters

Kurti në Athinë takohet me biznesmenin që do të investojë në Kosovë

08/07/2022. 10:33

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Athinë ka takuar Panagiotis Mourgos, drejtor menaxhues i kompanisë greko-amerikane “Texan Envipco Hellas Group” me bazë në Connecticut.

Mourgos foli për veprimtarinë e kësaj kompanie riciklimi që prin në Greqi dhe Evropë sa i përket fushës së saj të ekspertizës, sidomos me makineritë përkatëse moderne.

Ai shprehu interesim për të investuar në Kosovë si dhe për të sjellë përvojat dhe knoë-hoë të tyre në vendin tonë.

Kurti mirëpriti interesimin e tyre dhe i inkurajoi që të vijnë në Kosovë, derisa theksoi se Kosova ofron mjedis të sigurt për investime, kushte të favorshme operimi dhe të të bërit biznes.

Mourgos tha që do të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të diskutojë konkretisht me ministritë dhe ekspertët përkatës për mundësitë e fillimit të investimit në Kosovë nga kjo kompani që riciklon plastikën, qelqin dhe aluminin.

div.meta-author { display:none; }