
Qeveria sot ka mbajtur mbledhjen e 100’të. Kurti e ka parë këtë si një moment kur duhet të bëjë një bilanc për të paraqitur të “arriturat kryesore, dukuritë jo të mira, të trashëguara nga qeveritë e kaluara” që ka thënë se i ka ndalur dhe “sfidat sistemore”.
Ky “raport’ i Kurtit u publikua pikërisht në ditën kur Komisioni Europian do të prezantojë Paketën e Zgjerimit për vitin 2022, përfshirë edhe raportin për që “skanon” Kosovën e ku subjekt do të jetë edhe Qeveria dhe punët që i ka bërë përgjatë një viti.