
13/09/2021 18:46
Kryetari i LVV që është edhe kryeministër i vendit, është shprehur se subjekti që ai drejton është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve.
“Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti dëmton subjektin tonë politik. Që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje dhe në të dy këto procese zgjedhore kemi dalë të parët”.
Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore.
“Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund”.
Nis takimi i subjekteve politike me presidenten
Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rekomandimin e IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.
Në ftesën dërguar partive të shtunën thuhet se takimi mbahet “për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.
Osmani bëri të ditur se pas përfundimit të takimit do të ketë adresim për media.
Kurti në Presidencë, pas pak nis takimi për zgjedhjet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me shefen e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, kanë arritur në presidencë, për takimin që ka ftuar presidentja, Vjosa Osmani, për të diskutuar opinionin e IKShPK-së për zgjedhjet lokale.
Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe opozita