
01/10/2021 16:01
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka kujtuar 24 vjetorin nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.
“Çdo 1 tetor kujtojmë marshimin në protestat paqësore të 1997-ës të mijëra studentëve të veshur në të bardha, që me vullnet për liri e dëshirë për dije kërkonin lirimin e ndërtesave dhe hapësirës universitare nga okupatori serb, trasmeton “Radio-Ylberi”
May be an image of 6 people, people standing and outdoors
Protesta e 1 Tetorit ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për vendin, që burim kishte vullnetin rinor për të bërë ndryshimin.
Fati i studentëve dhe i Universitetit të Prishtinës ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e vendit.
Në gjysmën e parë të shekullit të tij, ky universitet përgatiti brezat që me dije e guxim i shërbyen vendit për çlirim. Tani po kontribuon në zhvillimin e kapitalit njerëzor, si parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror.
Sivjet, studentët tanë kanë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tyre intelektual. Në vitin e ri akademik 2021/2022, mundësuam studime pa pagesë për të gjithë studentët e nivelit baçelor dhe master.
Si drejtues të lëvizjes së atëhershme studentore, sot kujtuam dhe nderuam me homazhe atë që na priu në protestë, akademikun e rezistencës dhe juristin e qëndresës, profesorin Ejup Statovci.
24 vite pas protestës, rikujtojmë me mirënjohje të thellë zemërgjerësinë e njerëzve guximtarë, që iu përgjigjen dëshirës së madhe të studentëve për dije, duke ua mundësuar vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi.
I kujtojmë me nderim të gjithë profesorët e studentët e protestës së 1 Tetorit, që me guxim sfiduan okupatorin serb”, ka shkruar ai në Facebook