News That Matters

Kurti kthehet në Kosovë, nderon dëshmorin Ilaz Kodra

30/04/2022. 10:42

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë, pasi udhëtoi për në ShBA, për të marrë pjesë në varrimin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeliene Albright.

Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Marinë të Skenderajt, në 23-vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodrës.

Ilaz Kodra, pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, më 22 shtator të vitit 1998, u caktua komandant i kësaj brigade, e njohur më vonë si Brigada 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, sipas emrit të komandantit të saj të parë. Ai dha jetën duke i mbrojtur civilët e fshatit Verbovc e Shtuticë.

Në vitin 1991, Adem e Hamëz Jashari, Ilaz Kodra e bashkëluftëtarë të tjerë, kaluan kufirin me Shqipërinë duke u futur ilegalisht, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur. Ishin këto fillet e organizimit të asaj që më vonë njihet si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

div.meta-author { display:none; }