News That Matters

Kurti komenton pamjet e tankeve serbe që u nisën drejt Kosovës

25/09/2021 16:48
Pamjet e tankeve që u shfaqën në media serbe se ishin nisur drejtë Kosovës, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë pjesë e propagandës së Serbisë.

“Nuk është gjithçka që e shihni në video e këtyre ditëve. Jo të gjitha janë lajme të vërteta, aq më pak të sakta.

Prandaj nuk duhet të bini pre e propagandës së Serbisë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media pas djegies së qendrës së regjistrimit të automjeteve në veri.

Sipas tij, nuk është pritur diçka tjetër nga Serbia dhe ka qenë e ditur që do të ketë provokime nga ky shtet.

div.meta-author { display:none; }