
16/04/2022. 08:41
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Portugalia ndihmë që Spanja ta njohë Kosovën, duke vlerësuar se Madridi nuk është si Beogradi e as Spanja si Serbia.
Kurti këtë kërkesë e bëri ditën e djeshme në një intervistë për televizionin publik portugez, ku theksoi se Kosova e konsideron Portugalinë si aleate dhe partnere.
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO. Kosova duhet të anëtarësohet në BE”.
“Mendoj që Portugalia mund të na ndihmoj në lidhje me pesë shtetet mosnjohëse, ndoshta veçanërisht me Spanjën si dhe me katër shtetet mosnjohëse në NATO. Ne e konsiderojmë Portugalinë aleat dhe partnerë dhe nuk kemi cështje të hapura mes vendeve tona, nuk kemi asnjë mospajtim”.
“Në rastin më të keq, edhe nëse Spanja do të vërente ndonjë ngjashmëri mes Kosovës dhe vendit Bask apo Katalonisë, ata asnjëherë nuk duhet të krahasojnë veten me Serbinë. Madridi nuk duhet asnjëherë të krahasoj vetën me Beogradin. Më e pakta që mund të bëjnë tani, është të njohin pasaportat tona dhe të hapin një Zyrë Ndërlidhëse në Prishtinë” tha Kurti.