News That Matters

Kurti ka folur për dialogun Kosovë – Serbi

16/11/2021 13:10

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë të mbajtur për media ka folur për dialogun Kosovë – Serbi.

Kurti tha se takimi me presidentin e Serbisë do të varet se si do të shkojë kjo javë e bisedimeve në Bruksel dhe se sa mirë do të arrihet që të përgatitet ky takim.

“Takimi i paralajmëruar me presidentin e Serbisë do të varet edhe nga fakti se si do të shkojë kjo javë e bisedimeve në Bruksel në njërën anë dhe në anën tjetër sa mirë do të arrijmë takimin e tretë midis nesh”.

Ai theksoi se çështja kryesore e takimeve që po zhvillohen në Bruksel ka në qendër të saj çështjen e të pagjeturve dhe të zhdukurve.

“Bisedimet që po zhvillohen mes dy kryenegociatorëve në Bruksel me siguri se në qendër do të kenë çështjen e të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë sepse është një çështje që nuk pret pasi që ankthi i familjarëve është më i madh se pikëllimi i tyre dhe për marrëveshjen përfundimtare çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë nuk pret. Ndërkaq për rezultatet konkrete nuk do të kisha paragjykuar dhe jo vetëm pse nuk jam vet atje”.

I pari i Qeverisë së Kosovës shtoi se Kosova ka shfaqur gjithmonë rregullisht gatishmërinë për dialog parimor me Serbinë.

“Ne kemi shfaqur rregullisht gatishmërinë tonë për dialog parimor nga i cili përfitojnë qytetarët dhe jo politikanët se politikanët janë për të shërbyer dhe jo për të përfituar dhe që në qendër të marrëveshjes përfundimtare është njohja reciproke”.

div.meta-author { display:none; }