News That Matters

Kurti jep detaje për aksionin e sotëm kundër krimit e kontrabandës

13/10/2021 12:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

“Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri)”, ka thënë Kurti, trasmeton “Radio-Ylberi”

Sipas Kurtit, këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Ai thotë se janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

“Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”, ka thënë ai.

Kryeministri ka njoftuar se aksioni i sotëm policor ka përfunduar.

“U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka thënë ai

div.meta-author { display:none; }