News That Matters

Kurti i shpreh ngushëllime dhe gatishmërinë për ndihmë kryetares së Tetovës pas zjarrit në spital

08/09/2021 23:35
Pamje nga vendi i ngjarjes
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.

Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë.

Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë.

Për këtë kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin Kurtin.

div.meta-author { display:none; }