News That Matters

Kurti flet për Vitinë, cili do të jetë pozicioni i tij

16/11/2021 12:40
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që nuk e kanë me nxitim që të përcaktojnë angazhimin e ri të Arben Vitisë, i cili të dielën humbi garën për të parin e Prishtinës.

“Vitia është kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe anëtar i Kryesisë në subjektin tonë. Ai ka qenë person tejet i njohur në opinion publik edhe para se të jetë Ministër i Shëndetësisë, e sidomos në këto dy vitet e fundit”.

“Por, se cili do të jetë angazhimi i tij në të ardhmen nuk mendoj që ka nxitim që të vendosim tani, por kjo natyrisht bëhet varësisht prej planeve që ka edhe vetë Vitia”.

Ndryshe përmes një konference për media, Kurti sot e prezantoi ministrin e ri të Shëndetësisë, i cili është kirurgu Rifat Latifi.

div.meta-author { display:none; }